Korabi me videoklip të ri “Flet ky qytet” - 23 October 2009 - .: Drenasi Chat :.
Fillimi |Regjistrohu | Kyqu MirëSeVjen Musafir | RSS
MËNYJA
KOMENTI PËR WEB
500
VOTO
Cilin lloj muzike pelqeni ??
[ Rezultatet · ]
Totali i Përgjigjjeve: 178
.:Drenasi-Chat:.
.:Drenasi-Chat:.
.:Drenasi-Chat:.
.:Drenasi-Chat:.
Fillimi » 2009 » Tetor » 23 » Korabi me videoklip të ri “Flet ky qytet”
Korabi me videoklip të ri “Flet ky qytet”
12:27 PM

Korab Shaqiri, pas këngës dhe videoklipit të tij të fundit me titull “Ta kam falur dashurinë”, të enjten pritet ta publikojë edhe realizimin e klipit të tij më të ri, të titulluar “Flet ky qytet”. Xhirimet e kësaj kënge, sipas tij, janë bërë në disa rrugë të Prishtinës që janë shumë të frekuentuara. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga Ilir Shaqiri. “Flet ky qytet” është kënga më e re, e cila do të publikohet në media ditën e enjte. Korabi shprehet se do të ketë mjaft sukses, si klipi ashtu dhe kënga. “Këngët e mia zakonisht dallojnë nga njëra-tjetra, sepse kështu jam munduar të bëj edhe me albumin tim, ku aty dëgjuesi mund të gjejë disa zhanre të ndryshme. Kjo këngë ka një tekst krejtësisht urban dhe një ngjarje e cila sot i preokupon të rinjtë shqiptarë, po ashtu edhe të huaj”, ka thënë Korabi. Muzika dhe orkestrimi, sipas tij, ecin me një temp të shpejtë dhe një ritëm mjaft vallëzues, pra është këngë ritmike. Kjo këngë ka ëmbëlsinë po ashtu edhe potencën, të cilat është vështirë t’i kombinosh të dyja. Ndërkohë, sa për jetën private, Korabi shprehet: “ Të reja ka plot, vetëm do ta gjejmë kohën kur do t’i prezantojmë, sepse janë mjaft të bukura. E kam fjalën për këngët hehe…”, shprehet ai. Ky videoklip, sipas Korabit, shtjellon një dashuri në mes të dy të rinjve, të cilën i gjithë qyteti e përfol. Korabi niset nga një vend i qytetit, po ashtu dhe vajza niset nga një vend tjetër i qytetit dhe këta të dy kanë lënë një vendtakim, ku gjatë gjithë kohës të dyve u ndodhin të papritura, vetëm e vetëm që këta të dy të vonohen ose të mos takohen fare. Pjesa e fundit e kësaj kënge është kur Korabi dhe vajza takohen në Stadiumin e Prishtinës dhe në këtë rast i gjithë stadiumi, në të cilin zhvillohet një ndeshje futbolli, është përplot me njerëz, të cilët e lënë ndeshjen dhe i kthejnë sytë nga Korabi dhe vajza, e cila luan në këtë videoklip.
Shikime: 326 | Postuar nga:: delta-g | Rating: 0.0/0 |
Gjithsej Komente: 0
Emri *:
E-maili:
Kodi i Sigurimit *:
HYRJE
Emri Hyrës:
Passwordi:
.:Drenasi-Chat:.
.:Drenasi-Chat:.
.:Drenasi-Chat:.
.:Drenasi-Chat:.
.:Drenasi-Chat:.
.:Drenasi-Chat:.
Block title
Block content
STATISTIKAT

Gjithsej online: 0
Mysafir online: 0
Përdorues online: 0


Design by:'grAnitii Të gjitha drejtat e rezervuara© 2014 Kontakti : delta-g@hotmail.de
Site managed by uCoz system